Availability: In Stock

Mashtrim dashurie

SKU: 10323

1,400L

Katalina Martinit i duhet me çdo kusht një shoqërues për në dasmën e së motrës. Sidomos pasi gënjeshtra e saj e bardhë për të dashurin amerikan i del jashtë kontrollit. Atje do të jenë të gjithë të njohurit e saj, madje edhe ish-i dashuri dhe e fejuara e tij.Ka vetëm katër javë kohë që të gjejë dikë të gatshëm për të fluturuar përtej oqeanit e të hiqet si i dashuri i saj. Nju Jork-Spanjë nuk është fluturim i shkurtër dhe familja e saj nuk mund të gënjehet lehtë. Çuditërisht, kolegu i saj i gjatë, i pashëm dhe mospërfillës, Aron Bllekfordi, ofrohet ta shoqërojë, por ajo më mirë e refuzon, sesa ta marrë me vete atë njeri të padurueshëm.Megjithatë, me afrimin e dasmës Aroni duket si mundësia e saj më e mirë. Pak nga pak, ajo fillon të kuptojë se ai mund të mos jetë aq i tmerrshëm, sa i është dukur në zyrë.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mashtrim dashurie”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *