Përshkrim
Sipas Aristotelit, një shenjtor është një analfabet. Përse vallë, në këtë rast, na duket se do të kishim për të mësuar më shumë nga
analfabeti? Filozofia s’na jep përgjigje. Krahasuar me filozofinë, shenjtërimi është shkencë ekzakte. Sepse iu jep përgjigje pozitive dhe të sakta atyre pyetjeve që filozofët nuk kanë guxim t’i bëjnë. Shenjtërinmi ka si metodë dhimbjen dhe qëllimi i tij është Zoti.
E pamundur të japësh një ide të saktë për shenjtët. Ata
perfaqesojnë një absolute me të cilën nuk bën mirë të lidhesh, dhe aq më shumë ta refuzosh. Çdo lloj qëndrimi na ndëshkon. Po të marrim anën e shenjtëve, jeta jonë vete dëm, po të ngrihemi
kundër tyre, futemi në grindje me absoluten. Do të ishim krejt më të lirë, nëse ata nuk do të ekzistonin fare.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.