Përshkrim
Në mars të vitit 2014, Gabriel García Márquez, me gjasë shkrimtari më i dashur në gjuhën spanjolle i shekullit XX, i moshuar tanimë dhe i sëmurë, mori të ftohtë. “Kësaj nuk ia hedhim dot”, – i tha Mercedes Barcha, bashkëshortja e tij prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh, Rodrigo-s, djalit të tyre. Këto faqe janë kronika më intime dhe më e ndershme e ditëve të fundit të një gjeniu, e shkruar me një saktësi të admirueshme dhe me largësinë e duhur të një dëshmitari të jashtëzakonshëm: vetë Rodrigo-ja. Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.
Komente
“Kjo është një lamtumirë e bukur ndaj dy njerëzve të jashtëzakonshëm. Më ka magjepsur dhe prekur, dhe do të prekë e magjepsë këdo që ka hyrë ndonjëherë në botën letrare të Gabriel García Márquez-it .”
Salman Rushdie
“Në Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia gjen fjalët që nuk mund të thuhen, momentet që shënjojnë gjithçka mund të dish rreth kalimit nga jeta në vdekje, nga ajo që të sjell dashuria dhe të lë humbja. Me detaje aq të pasura sa çdo biografi gjigante, do ta gjesh veten të pikëlluar ndërkohë që lexon, mirënjohës për artin që mbetet pjesë e trashëgimisë tonë kulturore.”
Walter Mosley, autori bestseller i ‘New York Times’ i ‘Down the River Unto the Sea’
“I lexon këto kujtime të shkurtra me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje. Po, është një homazh prekës i të birit ndaj prindërve të tij të jashtëzakonshëm, por dhe shumë më shumë se aq: është një zbulim i skajeve të fshehura të një jete magjepsëse. Lamtumirë Gabo dhe Mercedes është zemërgjerë, josentimental dhe i thellë.”
Juan Gabriel Vásquez, autor i ‘The Sound of Things Falling’
“Një homazh i ngrohtë i mbushur me kujtime të dashura e të dhimbshme.”
Kirkus
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.