Ka Stok

Kapiten brekushi 9 dhe kthimi tmerrues i tipi tingpantallonit

Autor: Dav Pilkey
SKU: 9789928005960

Çmimi origjinal qe: 900L.Çmimi i tanishëm është: 810L.

Category:

Përshkrim

Kur i takuam për herë të fundit Xhorxhin dhe Haroldin, ata po i çonin në burg, ku do të qëndronin deri në fund të jetës.

Ç’mund të ishte më keq?

Po sikur t’i nxirrte nga burgu një tiran që udhëton në kohë dhe quhet Tipi Tingpantalloni!

Tani, djemtë janë kthyer pas në kohë, në ditët e shkujdesura të kopshtit të fëmijëve, kur gjëja më e frikshme me të cilën duhet të përballen nuk janë zonjat aliene të mensës por një kokorroç i klasës së gjashtë me emrin Kiper Krap, nipi i drejtorit torollak të shkollës së tyre.

Dhe ngaqë Xhorxhi e Haroldi e shpikin Kapiten Brekushin vetëm kur shkojnë në klasën e katërt, këta kalamaj të zgjuar kopshti duhet të mbështeten vetëm në forcat e tyre. A do të mjaftojë truri i tyre për të mposhtur atë kokorroçin?