Përshkrim
“Problemi themelor rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori nuk mund të mënjanohet: vërtet tele – shikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një mjet atropogjenetik? Pa dyshim, kështu është.”
Gad Lerner
“Një ese polemike dhe jashtëzakonisht inteligjente.”
Fernando Savater
Mbi autorin
Giovanni Sartori, një prej studiuesve më të shquar të politikës, është Albert Schweitzer Profesor i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork; Profesor Emeritus në Universitetin e Firences, Doktor Honoris Causa në shumë universitete të njohura dhe fitues i Çmimit Princi i Asturias për Shkencat Shoqërore më 2005.
Anëtar i American Academy of Arts and Sciences dhe i Accademia dei Lincei, si dhe një prej komentuesve më autoritarë të politikës italiane bashkëkohore e ndërkombëtare në Corriere della Sera.
Disa nga librat e tij, përkthyer në më shumë se 30 gjuhë janë: “Partitë dhe sistemi partiak”, “Politika, logjika dhe metoda e shkencave shoqërore”, “Teoria e partive dhe përvoja italiane”, “Ndikimi i sistemit elektoral, dobësi e ligjit apo dobësi e metodës?”, “Edhe një herë për teorinë e demokracisë”, “Elemente të teorisë politike”, “Ç’ështe demokracia”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.