Availability: In Stock

Harry Potter dhe princi gjakperzier (6)

SKU: 9789992759738

1,250L

1 stok

Category:

Përshkrim

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe me një peshë në zemër. Sirius Blekum, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë, që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurt si në vitet e mëparshme. Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri. Në vëllimin e gjashtë dhe të parafundit të aventurave të Harri Poterit, Rowling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të paditura për personazhe tashmë të njohura… në pritje të aktit të fundit.

Informacion shtesë

Gjuha

Rafti #

25/3

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Harry Potter dhe princi gjakperzier (6)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *