Availability: In Stock

Hamam Ballkania

SKU: 9789928327147

1,300L

Category:

Përshkrim

Të thuash se “Hamam Ballkania” është një roman historik, do të thotë të zbulosh vetëm një pjesëz të puzzle-it, pikërisht atë që përputhet me atë copëz të qiellit, që është pjesë e një peizazhi më të gjerë detar. Është, pa dyshim, jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet mënyra se si autori Vladislav Bajac kryen një truk të vogël alkimik letrar, duke e shndërruar rrëfimin madhështor e sintetizues në diçka krejt personale, duke i dhënë kështu besueshmëri, entuziazëm dhe gjallëri, duke e bërë me të vërtetë mahnitës krijimin e tij. Perandoria Otomane dhe subjektet e saj në Europën Juglindore, Lindore dhe Perëndimore, personazhet si Mehmed Pasha Sokollu dhe Koca Mimar Sinani, shkatërrimi dhe krijimi janë elementet thelbësore në këtë histori të realizuar me aq përpikmëri. Njëra nga dy linjat e rrëfimit fillon me një dramë njerëzore të pazakontë të disa të rinjve lindur dhe rritur në të njëjtin besim dhe komb, që merren forcërisht për të shërbyer në një vend tjetër, kurse subjekti i linjës tjetër që zhvillohet në botën bashkëkohore, ka si personazhe Orhan Pamuk-un, Allen Ginsberg-un dhe Juan Octavio Prenz-in ndër të tjerë, në pamje të parë duket e pavarur, por është e lidhur fort me atë historike. Në këtë histori miqësie, të kërkimit unik të shpirtit dhe të çlirimit të tij, neve na ofrohet ajo pamje e botës, e cila na paralajmëron natyrshëm të jemi të kujdesshëm, të durueshëm dhe të mençur, kur krijojmë opinione si për gjërat që i dimë mirë, ashtu edhe për ato që arritën te ne përmes historisë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

461

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

test

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hamam Ballkania”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *