Availability: In Stock

Gjuha e trupit

Autor: James Borg
SKU: 9789951817127

1,200L

Xhejms Borg një pjesë të kohës së tij e shpenzon duke punuar si këshilltar dhe mësues biznesi. Ai gjithashtu drejton seminare kushtuar zhvillimit personal dhe aftesive në biznes, në të cilat trajtohen tema të tilla si: përmirësimi i kujtesës, bindja, të qenët i vetëdijshëm për gjuhën e trupit dhe “kontrollin e mendjes”.

Përshkrim

Gjuha juaj e trupit është e dukshme pothuajse gjatë tërë kohës… prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?

Zbuloni se si ta përdorni gjuhën e trupit për të mirën tuaj dhe se si t’i zbërtheni shenjat e të tjerëve. Hulumtimet tregojnë se mbi 90% e komuni kimit transmetohet pa folur dhe se njerëzit me të suksesshëm – në të gjitha sferat – i zbërthejnë intuitivisht këto shenja. Ne mund të mendojme se dimë se si ta përdorim këtë gjuhë ‘të heshtur por sa nga ne vertet dimë ta perdorim siç duhet?

Gjuha e trupit do tju ndihmojë:

– t’i kuptoni më mirë të tjerët dhe t’ua lexoni mendjen – te kuptoni çfare shenjash po u dërgoni të tjerëve dhe si ta përdorni këtë gjë për të komunikuar dhe arritur atë që doni – të kuptoni se a është vërtet ajo çfarë po thonë të tjerët ajo që po e mendojnë ose ndiejnë – të mësoni se si ‘ekstremitetet’ tuaja mund t’ju tradhtojnë (pavarësisht asaj që thoni)

– të jepni imazh më të mirë ne jetën tuaj shoqërore e të punës duke qenë të vetëdijshëm për gjuhën tuaj (dhe të të tjerëve) të trupit… dhe shumë më shumë.

Qëllimi i këtij libri është tju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo që themi. Menyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

286

Shtëpia botuese

Shkrimtarët