Përshkrim
Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman i famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.
Julesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes të madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Megjithëse i çojnë në të njëjtin konvikt, secili ndjek rrugën e vet, bëhen të huaj dhe e humbin njëri-tjetrin nga sytë.
Sidomos Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e tij të ëndrrave. Ai zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjë. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur, por pastaj e kaluara fillon t’i mundojë përsëri.
Benedict Wells u lind në vitin 1984 në Mynih. Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesën e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani i tij i parë, “Vera e fundit e Beck-sit”, u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij “Pothuajse gjenial” (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerëve.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.