Përshkrim
Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë. “Ne, – pretendon ai, – dhe nëse nuk e ndërmarrim vetë iniciativën e vendimeve të marra, të paktën gjykojmë drejt rreth masave që të tjerët propozojnë, sepse besojmë që veprat nuk i dëmton debati, por fakti që dikush që nuk sqarohet paraprakisht, përpara se të vijë ora e veprimit përmes debatit.” Se të gjithë qytetarët mund dhe duhet të marrin pjesë në politikëbërje dhe se debati i lirë publik është i domosdoshëm, këto janë sigurisht parimet bazike të demokracisë.
Epitafi, pra, nxjerr në pah një arsye të madhe dhe një argumentim të lartësimit të ndritshëm të Athinës, sistemin e saj liberator. Por që nga fillimi Thukydhidhi kishte theksuar një element tjetër, po aq të rëndësishëm të suksesit të saj, vullnetin Athinas për fuqi që arrin shprehjen e tij më të plotë me fjalimin e fundit publik të Perikliut.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.