Availability: In Stock

Engjejt e Hamurabit

SKU: 09988

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

I duhej t’i rikthehej ferrit, megjitheseishte betuar se do t’i qendronte larg. Kroaci. Deti Adriatik vezullon. Malet jane te gjelbra. Dielli rrezaton. Te njejtat peizazhe qe kishin shoqeruar ate lufte te pergjakshme te njezet viteve me pare, pjese e se ciles kishte qene finlandezi Daniel Kuisma. Qe nga ajo kohe, brenda vetes, ai vuan nga nje lufte e mundimshme. Cfare ka ndodhur ne te vertete njezet vjet me pare? Kuisma rikthehet ne token kroate per te hetuar zhdukjen e nje punonjesi te Ambasades Finlandeze. E njeh kete vend si gishtat e dores. Eshte i shoqeruar nga nje femer, e cila pertej bukurise dhe klasit ka nje mision per te kryer. Befas ngjarjet marrin kthesa te paparashikuara dhe ai meson se lufta ka hedhur hije shume me te forta nga sa mund ta kishte perfytyruar. Përballet me të vërteta tronditëse. Kupton se nuk është më hetuesi, por i hetuari dhe i përndjekuri. Duket se gjithçka ka lidhje me grupin e ashtuquajtur “Engjëjt e Hamurabit”, një skuadër ndëshkuese që kërkonte të merrte hak për krimet mizore të ndodhura gjatë luftërave në Ish Jugosllavi. Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Engjejt e Hamurabit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *