Availability: In Stock

Ëndërr në Pallatin e Kuq 1

SKU: 10059

1,500L

“Risia e formës së kësaj vepre, perspektiva e gjerë dhe natyra e librit që ka për objekt një univers të tërë, e kanë çuar kritikën e shkuar dhe të tashme në një shumësi interpretimesh të Ëndërr në Pallatin e Kuq. Theksi është vënë herë tek alegoria dhe herë te realizmi: roman ku personalitetet historike fshihen pas personazheve, rrugëtime për shpëtimin te besimi fetar, autobiografi, histori psikologjike të adoleshentëve, dashuri të palumtura, konteksti i Kinës së kohës, denoncim i shtrembërimeve të hierarkisë sociale dhe i shtypjes së të rinjve dhe grave… Përmes historisë së adoleshentëve të një familjeje të madhe në rrënim e sipër, lexuesit i hapet rruga për të depërtuar në universin e botës kineze, jo vetëm të shekullit XVIII. Romani është një përshkrim i hollësishëm i jetës në dy degët e klanit të pasur aristokratik Jia, Shtëpisë Rong-guo dhe Shtëpisë Ning-guo, vendosur në dy komplekse të mëdha familjare, ngjitur, në kryeqytet. Pasuria dhe ndikimi i Jiave, deri në detaje natyraliste, si dhe dekadenca e tyre, përmes fatit të rreth tridhjetë personazheve kryesore dhe mbi katërqind personazheve dytësore, mbush faqet e këtij libri me vlerë. Personazhi kryesor është trashëgimtari i lumtur i familjes, Bao-ju. Ai ka lindur me një gur “nefriti” në gojë. Bao-ju ka një lidhje të veçantë me kushërirën e sëmurë Dai-ju, me të cilën e bashkon dashuria për muzikën dhe poezinë, por është i paracaktuar të martohet me një kushërirë tjetër, Bao-çain, hiri dhe inteligjenca e së cilës janë simbol i një gruaje ideale, por me të cilën ai nuk ka një lidhje emocionale. Rivaliteti dhe miqësia romantike midis tre personazheve, në sfondin e fatit në rënie të familjes, formojnë historinë kryesore në roman.”

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ëndërr në Pallatin e Kuq 1”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *