Përshkrim
Nga videot e filmuara në dhomë, të cilat i postonte në YouTube, në shfaqje të organizuara në arena të mëdha, biletat e të cilave shiten menjëherë. Duke lexuar këtë biografi mbërthyese, zbuloni se si Dua Lipa u bë një nga artistet më të dashura për publikun.
Kur Dua Lipa ishte njëmbëdhjetë vjeçe, mësuesja e muzikës i tha se nuk kishte aftësitë e duhura për t’u bërë pjesë e korit të shkollës – zëri i saj i trashë nuk i arrinte dot notat e larta.
Tani, ajo është një yll botëror. Këngët e saj janë himne të popit, dëgjohen me biliona herë; ka bashkëpunuar me të gjithë: Calvin Harris, Miley Cyrus, Madonna dhe Elton John; ka fituar çmime Grammy, BRIT dhe MTV; dhe është talenti më i madh që ka lulëzuar nga Mbretëria e Bashkuar që prej Ed Sheeran dhe Adele.
Kur Dua filloi të korrte suksese, nisi të flitej edhe për të shkuarën e saj, sidomos për faktin se prindërit u vendosën në Londër si refugjatë. Por, falë përkushtimit, punës së palodhur dhe zërit të saj ajo mundi t’i sheshojë këto fillime “jo shumë të përshtatshme”, dhe gjithnjë ndihet krenare për origjinën e saj.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.