Availability: Out of Stock

Drita e muzgut

SKU: 9789928065117

Çmimi origjinal qe: 1,400L.Çmimi i tanishëm është: 1,190L.

S’ka stok

Category:

Përshkrim

Historia e romanit Drita e muzgut, zë fill në vitet ‘60 dhe lidhet me qytetin e Nijmegenit, një qytet me bindje të rrepta fetare.
Mbi akullin e ngrirë të lumit Waal, ndodh një takim i rastësishëm midis Fridës, një shitëse e re lulesh dhe një burri të martuar të quajtur Otto, profesor në universitetin e qytetit.
Shumë shpejt mes tyre ndizen shkëndijat e dashurisë. Edhe pse e paligjshme, kjo histori dashurie që i ndryshoi jetën Fridës, kthehet në një dramë egzistenciale.
Ngjarjet dhe historitë shpirtërore të asaj qyteze dominoheshin dhe kontrolloheshin
tërësisht nga Kisha Katolike. Edhe vendimet e marra prej saj, ndaj atyre që dilnin jashtë këtij kontrolli, ishin viktimizuese.
Ky roman ngre probleme të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie e cila është e detyruar që të gjitha historitë personale, ti mbajë të mbyllyra brenda vetes deri në fund të jetës.
Dita e muzgut e ndërtuar mbi një strukturë retrospektive, rrëfehet me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetë vjeçare, e cila i shtyn ditët e fundit të jetës e vetmuar në një azil, sepse bashkëshorti nuk jeton më…
Tani që ajo është në prag të largimit nga jeta, nuk dëshiron të ikë e pikëlluar, prandaj guxon të kërkojë atë që ka humbur në kohën e vajzërisë…
Por… cili është pengu i saj?

Informacion shtesë

Gjuha

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Rafti #

2/2

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Drita e muzgut”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *