Availability: In Stock

Dhe se fundmi

Autor: Henry Marsh
SKU: 9789928265715

1,500L

Category:

Përshkrim

Punova si neurokirurg për mbi dyzet vite. Jetova në një botë të mbushur me frikë dhe vuajtje, vdekje dhe kancer.

Ashtu si doktorët e tjerë, m’u desh të gjeja balancë ndërmjet dhembshurisë dhe objektivitetit. Ndonjëherë kjo ishte shumë e vështirë. Por rrallëherë mendoja se si do të ishte kur ajo çfarë dëshmoja përditë në punë, të më ndodhte mua. Ky libër është historia se si u bëra pacient. M’u desh një rrugë e gjatë përpara se t’i hyja mjekësisë, e cila përfshiu studimin dhe më pas braktisjen e filozofisë.

Në kohën që u bëra doktor, dija veçse shkencën më bazike. Edhe pse shkenca me mahnit thellësisht, nuk jam shkencëtar. Shumica e neurokirurgëve nuk janë neuroshkencëtarë. Ta pranosh këtë është njësoj si të thuash se të gjithë hidraulikët janë metalurgë.

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.

Ky libër është gjithashtu historia e përpjekjeve të mia për të kuptuar disa prej këtyre pyetjeve, pa gjetur medoemos përgjigjet.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

194

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhe se fundmi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *