Përshkrim
Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër – një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
Ky libër është historia e një burri, që sapo ka festuar datëlindjen e pesëdhjetë dhe që duket se ka arritur gjithçka në jetë: pasuri, një grua dhe fëmijë të bukur e të suksesshëm, një karrierë politike prestigjioze në Parlament. Por jeta e tij, e cila ka ecur vetëm në rrugë të qeta e të lëmuara, është ndërtuar në të vërtetë mbi një zbrazëti pasionesh. Ai ka ditur të luajë lehtësisht rolin e djalit, bashkëshortit, babait, politikanit, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Derisa takon një grua të re, e cila që në çastin e parë ushtron një pushtet të rrezikshëm mbi të. Një dominim seksual dhe psikologjik, para të cilit ai dorëzohet pa rezerva, edhe pse e di që përbën një kërcënim për të gjithë botën e tij, pasi ajo është gruaja me të cilën i biri ka rënë në dashuri dhe ka vendosur të martohet.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.