Availability: In Stock

Burri me pardesy të bardhë

SKU: 10143

700L

“Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit. Personazhet nuk ngrihen as si rebelë dhe as si të flijuar, përkundrazi, në karakterin e tyre shpalosen të metat, gabimet dhe vrarja e ndërgjegjes. Këto elemente negative, nuk i përkasin vetëm individëve, por edhe shoqërisë. Libri “Burri me pardesy të bardhë” përmban tetë tregime mahnitëse, të cilat shpjegojnë mjaftueshëm botën e vetë shkrimtarit. Tregimet, të cilat nuk mbartin më pak vlerë se romanet e tij, janë shkruar me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë artistike. Ai arrin ta godasë dhe ta tërheqë lexuesin, e kështu, i gjithë libri lexohet me një frymë. Në këto tregime, përshkruhet jeta plot “arna” e tetë personazheve. Nobelisti turk Orhan Pamuk është shprehur se shkrimtari Oguz Atay ka qenë pika e tij e referimit në shumë aspekte letrare dhe ekzistenciale.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Burri me pardesy të bardhë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *