Përshkrim
Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon.
Xhorxhia udhëton drejt peizazhit mahnitës të Zvicrës, ku bie në gjurmë të familjes së saj dhe takon koleksionistin e artit Luka Kaufmanin, i cili, për vite me radhë, ka qenë në kërkim të këtij guri.
Gjenevë, 1951. Delfina jetonte e lumtur me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, në Itali. Por bota i shembet përsipër, kur u duhet të lënë çdo gjë pas e të shkojnë diku tjetër.
Dhe, për më tepër, Xhovani, burri i familjes, do t’i braktisë. Pastaj, ajo takon Florianin, një biznesmen të suksesshëm dhe ata përjetojnë një dashuri vërtet të madhe, në krahët e njëri-tjetrit. Pak para se të martohen, jeta e Delfinës merr një tjetër goditje. Floriani bie viktimë e një aksidenti fatal dhe ajo duhet të marrë një vendim zemërthyes.















Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.