Availability: In Stock

Ballkani perendimor midis monarkise spanjolle dhe perandorise Osmane

Autor: Peter Bartl
SKU: 9789928103093

1,000L

Category:

Përshkrim

Marciare verso Costantinopoli! Kjo ishte një nga devizat që shfaqej herë pas here në publicistikën politike të shteteve italiane e spanjolle që nga mesi i shek. XV, më saktë nga viti 1453, viti i pushtimit të kryeqytetit të Perandorisë Romake të Lindjes nga osmanët. Por, për pushtimet në Lindje nuk mendonin vetëm papët dhe mëkëmbësit spanjollë të Napolit e të Sicilisë, por edhe princat e vegjël të Italisë, që donin të fitonin toka dhe kurora në Ballkan, çka do t’u forconte pozitat në Gadishullin Apenin e do t’u përmirësonte financat shpesh të rrëgjuara.

Objekti kryesor i të gjitha ambicieve ishte Perandoria Osmane, që kishte filluar ta humbte fuqinë politike dhe ushtarake në gjysmën e dytë të shek. XVI. Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë e të princërveve italianë. Gjatë kësaj periudhe spikatin përpjekjet shqiptare për çlirimin nga turqit në bashkëpunim me vendet europiane.

Për gjendjen në viset shqiptare, nga veriu e deri në Himarë, gjejmë mjaft fakte e dokumente të paraqitura në dinamikën e ngjarjeve në krejt Gadishullin Ballkanik e në Europën e kohës. Por, osmanët ishin ende në gjendje të asgjësonin lehtë të gjitha planet ambicioze të princërveve italianë, që e nënvlerësonin fuqinë osmane.

E vetmja fuqi që mund të matej ushtarakisht me osmanët ishte Spanja, asokohe në krizë të rëndë ekonomike dhe e përfshirë në shumë luftëra në Europën Perëndimore. Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrë material të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

324

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

13/5

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ballkani perendimor midis monarkise spanjolle dhe perandorise Osmane”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *