Availability: In Stock

Atje ku fillon qielli

Autor: Rhys Bowen
SKU: 9789928005830

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

E ardhmja e një gruaje përcaktohet nga fati dhe zgjedhja në një roman mbresëlënës gjatë Luftës së Dytë Botërore për rrezikun, triumfin dhe shanset që i jepen individit që nuk dorëzohen. Kjo histori e rrallë vjen nga autorja bestseller e The New York Times, Rhys Bowen, e njohur për sagat historike.

Përshkrim

Pse e bëni atë që bëni?

Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?

Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit Wright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme.

Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.

Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?

Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë.

Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan.

Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.

VLERESIME

“Libri Fillo me pse është një nga librat më të dobishëm dhe të rëndësishëm që kam lexuar prej vitesh. I thjeshtë dhe i qartë, na tregon se si liderët duhet të udhëheqin. E rekomandoj!”

—William Ury, bashkautor i Getting to Yes; bashkëthemelues i Programit Mbi Negocimet në Harvard Law School

Fillo me pse ndezi zjarrin brenda meje. Ky libër mund t’ju çojë në nivele përsosurie të cilat nuk i keni menduar kurrë të arritshme”.

—Gjeneral Chuck Horner, shef i aeroplanmbajtëses, operacioni Desert Storm

Fillo me pse ofron një alternativë të thjeshtë dhe pragmatike për të qenë një lider i madh. Çdo histori do t’ju bëjët’i shihni gjërat nga njëperspektivëkrejt tjetër. Njëperspektivëqënukështëasgjëmëpak se e vërteta”.

—Mokhtar Lamani, ish-ambasador, emisar i veçantë në Irak, vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara

“Libri Fillo me pse do t’ju bëjë ta rivlerësoni biznesin tuaj. Është një libër i shkëlqyer dhe godet në shenjë. Do t’ju frymëzojë”.

—Howard Putnam, ish-CEO, Southwest Airlines; folës dhe autor i The Winds of Turbulence

Fillo me pse është një zbulim i rëndësishëm dhe depërtues i asaj që ndan kompanitë dhe liderët e mëdhenj nga pjesa tjetër. Shumë liderë (dhe autorë) e kërkojnë autenticitetin në vendin e gabuar – Sinek ju çon drejte te burimi”.

—Polly LaBarre, bashkautorë e Mavericks at Work

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

400

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Atje ku fillon qielli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *