Ka Stok

Ali Pasha

SKU: 9789928251381

Çmimi origjinal qe: 1,000L.Çmimi i tanishëm është: 900L.

2 stok

Category:

Përshkrim

Fragment nga libri
Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushti zhvillimit dhe plotësimit të tyre.

Kjo shpreh thelbin e karakterit të tij; dhe veprimet e tij nuk ishin gjë tjetër pasojë e këtij karakteri të zbatuar sipas rrethanave. Janë të paktë ata njerëz që kanë arritur një përputhje të tillë të brendshme dhe po kaq të rrallë kanë qenë ata që i përgjigjeshin aq mirë vendit të tyre në jetë.

Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.