Liliana është tërheqëse, e bukur… e njëherazi në prag të vdekjes nga tuberkulozi. Por ajo nuk dëshiron të mbyllë ditët e saj të fundit në një spital mes Alpeve. Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian – të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t’i japë vetes edhe një shans tjetër…
Nikolai Gogol është cilësuar nga bashkëkohesit e tij si shkrimtar realist, por me ndërthurje në stilin e tij të romantizmit dhe groteskes. Në këtë libër mund të lexoni tre rrefime “Portreti”, “Ditari i një madame” dhe “Prospekti Nevski” të cilsuara si “Tregimet e Petersburgut”. Pikërisht me këtë vepër është bazuar fama e autorit.