• 2666

    0

    Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa. Në këtë qytet, park industrial për dhjetëra makiladora që prodhojnë për tregun e afërt amerikanoverior, tashmë prej vitesh rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten me qindra vajza, shumica punëtore në këto fabrika. Policia ka arrestuar një gjerman të ri dymetrosh, por vrasjet vazhdojnë. Në universitetin e Santa Teresës, profesori vejan Amalfitano ka filluar të dëgjojë zëra dhe po çmendet nga frika se mos e bija e re rrëmbehet dhe vritet. Një gazetar nga Nju Jorku udhëton në Santa Teresa për një reportazh mbi një ndeshje boksi, por mëson për vrasjet e femrave dhe ngatërrohet me një grup të rinjsh të dyshimtë. Hans Rajteri, një gjatosh prusian, lufton në frontin lindor të Luftës së Dytë, dezerton afër mbarimit të luftës, rikthehet në atdhe dhe shndërrohet në një ndër figurat më të spikatura të letërsisë europiane dhe botërore, i përfolur rëndom për çmimin Nobel. Shkruan nën pseudonimin Beno fon Arçimboldi, por as edhe botuesi i tij nuk ia di emrin e vërtetë, apo ku jeton dhe me se merret. Këto ngjarje janë vetëm skeleti i një romani me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve, një epos i vërtetë i shekullit që sapo lamë pas. Roberto Bolaño lindi më 1953 në Santiago, Kili. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Meksinë dhe në Spanjë, ku vdiq në moshën pesëdhjetë vjeçare. 2666 u botua pas vdekjes së autorit.

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Aliu në makth

    0

    Drama Aliu nëmakth zë fill në një cast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha. Midis plagosjes dhe vdekjes zhvillohet makthi i Aliut. Në këtë gjendje ëndrre/zhgjëndrre, nëpërjmet debatit të zgjatur të Aliut me dy engjëjt që kanë ardhur t’i sjellin hesapin e jetës dhe veprimeve të tij, drama ofron një dritare në psikologjinë e figures historike, Ali Pashë Tepelenës, dhe trashëgiminë e tij në mitologjinë kombëtare. Megjithatë, drama nuk është aspak një dramë historike. Përkundrazi, ndonëse ajo nuk shtrembëron asgjë nga “historia” e Aliut, ajo e shkëput Aliun nga historia. Në këtë kuptim, drama përsiatet të jetë një dramë-metaforë mbi drejtësinë.

    600L
    Shtoje në shportë
  • Bankieri anarkist

    0

    Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Jeta është luftë

    0

    Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë për sa i takon frikës ndaj persekutimit politik. Jeta është luftë mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipër. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve, të cilët, si thuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre. Jeta ështe luftë dokumenton se çfarë krijuan njerëzit dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t’i dëgjojmë këta zëra, t’iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Lodra e tërbuar

    0

    Lodra e tërbuar rrëfen historinë e trazuar të Silvio Astierit, djalosh i ri, banor i Buenos Airesit dhe zë rrëfyes i romanit. Në fillim të ngjarjeve, ai është thuajse fëmijë, por do t’i duhet të rritet me të shpejtë. Rravgimet e mëpasme do të kenë kthesa të mprehta dhe pasoja të ashpra për Astierin: një vjedhje me shokët e fëmijërisë, nevoja për një punë të mirë, po dhe dëshira për të studiuar, orvatjet për të qenë shpikës, shitës, e përsëri bashkëpunëtor në një tjetër krim.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Trans – Atlantiku

    0

    I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, “Transatlantiku” shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.

    1,000L
    Shtoje në shportë