• Balada e Akilit

    0

    Një ritregim drithërues, thellësisht emocionues dhe krejtësisht unik i legjendës së Akilit dhe Luftës së Trojës Një përrallë perëndish, mbretërish, fame të pavdekshme dhe zemre njerëzore, “Balada e Akilit” është një vepër verbuese që riimagjinon në mënyrë të shkëlqyer kryeveprën e Homerit, “Iliada”.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Karma

    0

    Çfarë është karma? Shumë njerëz e perceptojnë atë si një peshore për të mirën dhe të keqen, për virtytin dhe mëkatet. Mekanizmi që përcakton se nuk mund t’u shmangemi pasojave të veprimeve tona. Në të vërtetë, karma nuk ka të bëjë aspak me shpërblimin dhe ndëshkimin. Karma do të thotë thjesht dhe vetëm veprim: veprimi yt, përgjegjësia jote. Ajo nuk është një sistem i jashtëm i “krim dhe ndëshkim”, por një cikël i brendshëm, i gjeneruar nga vetë ju. Akumulimi i karmës përcaktohet vetëm nga qëllimet tuaja dhe nga mënyra se si reagoni ndaj asaj që ndodh rrotull jush. REVIEWS Në librin “Karma” Sadhguruja eksploron kufizimet dhe mundësitë e ekzistencës njerëzore, duke ofruar mësime të vyera për t’u ndier të gjallë dhe të realizuar në jetë. – WILL SMITH Më në fund më ra në dorë një libër që mbart çelësin e së vërtetës, një libër që të ndihmon të shohësh pa përdorur sytë, të dëgjosh heshtjen dhe të lidhesh me urtësinë tënde të brendshme. – Deepak Chopra

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Pengu im

    0

    Morgan Granti është e vendosur të mos e lejojë të bijën të bëjë gabimet që ajo vetë ka bërë në rini, duke u martuar shumë herët dhe duke i prerë në mes ëndrrat e saj. As Klara nuk e do këtë. Nëna e saj aq e parashikueshme nuk ka asnjë grime spontaniteti në jetë.

    Me karaktere dhe qëllime të ndryshme, Morgani dhe Klara duket se me zor bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi. Njeriu i vetëm që sjell paqe në familje është Krisi, bashkëshorti i Morganit dhe babai i Klarës, por paqes së tyre i vjen fundi kur ai përfshihet në një aksident tragjik, por edhe të dyshimtë, pasojat shkatërrimtare të të cilit nuk do të prekin vetëm Morganin dhe Klarën.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Shtepia buze liqenit

    0

    Një mbrëmje mesvere, pas një feste të bukur me qindra të ftuar, familja Edëvejn zbulon se vogëlushi i tyre njëmbëdhjetëmuajsh, Teoja, është zhdukur pa asnjë gjurmë. Ai nuk gjendet kurrë, duke e lënë familjen të shkatërruar dhe shtëpinë të braktisur.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Vajza e re

    0

    Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.

    1,400L
    Shtoje në shportë