Profesoresha e fizikës në pension, i shoqi dhe një ish-student i saj po presin t’u bashkohet një çift, pas atij që shndërrohet në një fluturim tronditës nga Parisi. Biseda luhatet mes një teleskopi studimor në qendër të veriut të Kilit, një marke të preferuar uiski dhe “Dorëshkrimit të Teorisë Speciale të Relativitetit”, të shkruar nga Ajnshtajni më 1912.Pastaj diçka ndodh dhe lidhjet digjitale që na kanë tjetërsuar jetën, shkëputen.
Në librin Katër marrëveshjet, don Migel Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Ky libër është një instrument i dobishëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënieve midis magjistraturës dhe politikës në demokracitë kushtetuese, domethënë, në regjimet që priren të pajtojnë parimet e sovranitetit popullor me respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, një detyrë kjo e fundit që në një shkallë të gjerë u është besuar gjykatësve.
Një udhëzues praktik për përmbushjen e ëndrrave tuaja. Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund të zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo fushë të jetës suaj.