Një aventurë emocionuese për dashurinë e një fëmije për gjënë e tij më të çmuar dhe se sa larg do të shkojë për ta gjetur. Një përrallë për të gjithë familjen, nga njëra prej tregimtareve më të mëdha në botë.Xheku e adhuron lodrën e tij prej lecke, Derrkucin, që e thërret Dër, shkurt DD. Derrkucin e ka pasur pranë, në të mirë e në të keq. Derisa një natë Krishtlindjesh ndodh diçka e tmerrshme: DD-ja humbet. Por nata e Krishtlindjes është një natë mrekullish, kur zgjidhen edhe rastet e pashpresa, një natë kur të gjitha gjërat mund të marrin jetë… edhe lodrat.Dhe lodra më e re e Xhekut, Derrkuci i Krishtlindjes, ka një plan të guximshëm: së bashku do të nisin një udhëtim magjik në Vendin e të Humburve, për të shpëtuar mikun më të mirë që Xheku ka njohur ndonjëherë…Imagjinata e pashtershme dhe dhembshuria e autores për njerëzit e dashur dhe objektet që thithin ndjenjat njerëzore, është një himn për ngrohtësinë e familjes, për kujdesin për tjetrin. Me ilustrime të bukura nga artisti i shumëvlerësuar Jim Field, Derrkuci i Krishtlindjes është i destinuar të bëhet një klasik i dashur për të rritur dhe fëmijë.
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Kjo seri permbledh vepra perfaqesuese te dhjete shkrimtareve te njohur te letersise kineze per femije,disa prej te cileve jane nominuar per Cmimin Hans Christian Andersen. Te gjitha veprat e tyre jane perralla dhe histori per femije kineze.Ka marrdhenie midis dashurise dhe lumturise,realitetit dhe fantazise,njerezve dhe natyres.Ne keto vepra,cdo femije do te gjeje historine e vet,e cila do t’i rrefeje se si perballet me veshtiresi,si t’i coje perpara endrrat dhe te kaperceje telashet qe mund te hase ndersa rritet.Duke lexuar keto histori te mprehta dhe te gjalla,do te kuptoni femijet kineze dhe boten e tyre te fantazise.