Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime. Është ndalesa e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur dhe unike, në shoqërinë civile ashtu edhe në politikë.