• Misioni i Zigmund Frojdit

    0

    Në këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik e instinktiv, ndikimet e shoqërisë, në të cilën jeton dhe problemet etiko-religjioze që i duhet të përballojë.

    600L
    Shtoje në shportë
  • Origjina e mendimit grek

    0

    Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t’i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta. Arsyeja greke nuk u formua aq nga marrëdhëniet njerëzore me gjërat, sesa nëpërmjet marrëdhënieve të njerëzve midis tyre. Ajo u zhvillua më pak nëpërmjet teknikave që veprojnë mbi botën, sesa nëpërmjet atyre që të bëjnë të kuptosh të tjerët dhe gjuha e të cilave është instrumenti i tyre i përbashkët: arti i politikës, i retorikës, i profesorit. Arsyeja greke është ajo që në mënyrë pozitive, të menduar, metodike, të lejon të veprosh mbi njerëzit e jo të shndërrosh natyrën. Në kufizimet, si dhe në risitë e saj, ajo është pjellë e qytetit.

    400L
    Shtoje në shportë