Ky libër do t’i argëtojë pa masë vogëlushët tuaj. Jo vetëm që është plot ngjyra dhe me ilustrime që i tërheqin sapo ta shfletojnë, por ata edhe mund të ledhatojnë, të prekin e të dëgjojnë… Ja, të provojnë të prekin hundën e qenushit, të fërkojnë bishin e miushit, të ledhatojnë maçokun dhe zogun pushverdhë, të shtypin barkun e arushit, të gudulisin majmunkën dhe të dëgjojnë fjalët e tyre. Është edhe lojë, edhe mësim.
Kjo seri përbëhet prej 6 librash të vegjël: “Kur fle te gjyshërit”, “Unë nuk kam frikë nga errësira”, “Në oturak”, “Unë vishem vetë”, “Dita e parë e kopshtit”, “Rregulloj dhomën time”. Të gjithë librat janë futur në një kuti, që ngjan si një pako, ku është shkruar titulli i serisë. Sëria është e mrekullueshme, e ngrohtë e plot humor, me pak tekst, por me ilustrime të plota. Me anë të saj, vogëlushët do të provojnë se si t’i mësojnë e t’i bëjnë bukur e mirë e pa shqetësime gjërat e para në jetë. Kështu, do t’ia dalin të mësohen me errësirën, të rregullojnë dhomën vetë, të heqin pelenat e të ulen në oturak, të vishen vetë etj.
Kur nuk luan me Barbin, krijo me të. Libri “Si të bëhesh stiliste?” e ndihmon fëmijën tuaj të çlirojë fantazinë e stilimit me mjetet më të thjeshta. Plot me modele, pëlhura në letër, aksesorë dhe situata të ndryshme, Barbi do të ketë gjithmonë diçka të veçantë për të veshur, krijuar nga duart e fëmijës suaj, falë këtyre librave didaktikë që zhvillojnë fantazinë.