Këtë ind ndërtimor Papastefani na e jep me pastërtinë e vizatimit gati manjakor të banesave dhe udhöve pranë në një punë disa vjeçare. Habitshmerisht, Andi e ka “braktisur” të bardhen simbolike beratase për t’na dhënë atë to padukshmen, shpirtin që e ka mbushur qytetin. Ben Andoni Ne thelb, është ky problemi formës që i adresohet libri i Papastefanit: si te vizatosh formen e nje qyteti kur ai nuk e tregon lehtësisht formen e tij tö përgjithshme. Skënder Luarasi Përmes skicave dhe informacionit sqarues, ky libër është edhe një udhërrefyes turistik, ku mund të takoni bukurinë e peizazhit historik, traditën ndertimore, identitetin, të papriturat e të panjohurat e këtij qyteti magjik. Ky është Berati!
Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen reflektimit të përditshëm të kritikut. Nga togu i letrave të nxira gjatë ditëve, një pjesë janë të mira veç për të ndezur zjarrin; të tjera pjesëve që, për kohën e tyre, kishin atë pak vlerë reference kundrejt kinemasë bashkëkohore, do t’u mbetej sot vetëm interesi retrospektive. Janë fshirë dhe ato sepse nëse historia e kinemasë është tashmë gjëri i vogël, historia e një kritiku të veçantë nuk i intereson më askujt po të mos e vlerësojmë si ushtrim modestie.