“Memento Mori është një shprehje latine nga Roma e lashtë, që do të thotë “Kujtohu se do vdesësh”. Kur një gjeneral kthehej fitimtar nga një betejë, i joshur nga lavdia dhe nderi që merrte nga turma, zakonisht mendja e tij fluturonte, ia merrte era. Për këtë arsye, ndërkohë që hynte në qytet për atë që quhej Triumf, i vinin një skllav pas karrocës së tij për t’i kujtuar vazhdimisht se është vdekatar dhe se në një moment ai do vdesë.” “E vetmja gjë që dua në këtë çast është të fle një gjumë pa ëndrra dhe kur të zgjohem të mos mbaj mend asgjë.” Një fëmijëri e vështirë gjithmonë lë shenja të pashlyeshme te të rriturit. Sidomos në rastet e bullizmit, te viktimat lindë një etje e pasosur për fuqizim dhe hakmarrje. Ky është rasti i vrasësit në romanin policor “Memento Mori”. Aleksandro Sergo është viktima që ka përzgjedhur vrasësi, por çfarë i ka bërë ai?! Lojërat-enigma do të na shoqërojnë deri në fund, bashk me zgjidhjet e tyre që vijnë nga Petro Eleftheriadhi, polic në Departamentin e Vrasjeve. Mirëpo kush e spiunon Petron? Si e zbulon vrasësi që Petro e ka zgjidhur enigmën, për të ia nisur më pas enigmën e rradhës? Ka ndonjë tradhëtar në rrethin e Petros apo bëhet fjalë krejtësisht për diçka tjetër?! Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit.