• Ç’është Kinemaja

    0

    Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen reflektimit të përditshëm të kritikut. Nga togu i letrave të nxira gjatë ditëve, një pjesë janë të mira veç për të ndezur zjarrin; të tjera pjesëve që, për kohën e tyre, kishin atë pak vlerë reference kundrejt kinemasë bashkëkohore, do t’u mbetej sot vetëm interesi retrospektive. Janë fshirë dhe ato sepse nëse historia e kinemasë është tashmë gjëri i vogël, historia e një kritiku të veçantë nuk i intereson më askujt po të mos e vlerësojmë si ushtrim modestie.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Zero te nje

    0

    Natyrisht se është më e lehtë të kopjohet një model sesa të krijohet diçka e re. Kur bëjmë diçka që tashme dimë si ta bëjmë, kjo e çon botën nga 1 te n, duke shtuar më shumë të diçkaje që është e njohur. Por çdo herë që krijojmë diçka të re, ne kalojmë nga 0 te 1. Veprimi i krijimit është i veçantë, siç është edhe momenti i krijimit, dhe rezultati eshtë diçka e re dhe e pazakontë. Ky libër është se si të arrijmë atje. “Kur një rrezikues shkruan një Iibër, lexoje. Në rastin e Peter Thiel, lexoje dy herë. Ose, për të qenë i sigurt, tri herë. Eshtë klasik.” – NASSIM NICHOLASTALEB, autor i “Mjellma e zezë”. “Ky libër paraqet ide tërësisht të reja dhe përtëritëse në krijimin e vlerës në botë.” – MARK ZUCKERBERG, CEO i Facebook. “Peter Thiel ka ndërtuar kompani të shumta depërtuese, dhe “Zero te Një” tregon si.” – ELON MUSK, CEO i SpaceX dheTesla.

    1,400L
    Lexoni më tepër