• Sfidat e një humani

    0

    Natyra rebele bënte që njëherë e një kohë, kur koka ia mbante peshën e trazimeve prej debateve me të tjerë, të kërkonte me ngulm t’i thoshte edhe duke bërtitur ato që i dukeshin të padrejta e të palogjikshme. Shoqëria duhet të mendojë dhe të vendosë rregulla në përputhje me kohën. Mjaft u dembelosët e qëndruat në gjumë, duke ndjekur qorrazi traditën e të menduarit të atyre që nuk janë më. Jetojmë nën diktatin e zërit të të vdekurve. Mos vallë na mungon koka për të menduar? Domosdo, nuk them të flakim tutje gjithçka ka ekzistuar e as mençurinë që na është trashëguar prej përvojës njerëzore, ama lipset që ta vëmë në dyshim atë. Të marrim më të mirën prej saj dhe pjesën tjetër ta çojmë një hap më tej. Ky quhet zhvillim. Në Trembad, si askund tjetër, koha ka mbetur në vend…

    700L
    Shtoje në shportë