I njohur si poeti më i madh italian pas Dantes, Leopardi përfaqëson një nga zërat më të fuqishëm të romantizmit dhe filozofisë së jetës. Pafundësia Ngaherë e dashur më ka qënë kjo kodër vetmitare E ky gardh, që nga kaq anë Të horizontit të fundmë vështrimin e përjashton fare Por duke ndenjur e admiruar që aty, të pacaket Hapësira, dhe mbinjerëzoret Heshtje, tok me qetësinë e tejthellë Në mendim gjasmohem; ku për pak Zemra nuk llahtarohet. Dhe ashtu si erën Ndjej si fëshfërit mes këtyre bimësh, atë Qetësi pa anë e fund të këtij zëri Çapitem duke krahasuar: e kujtoj amëshimin, Dhe stinët e vdekura, dhe të tashmen E të gjallën , e tingullin e saj. Kështu mes kësaj Pafundësie mbytet mendimi im: E zhytja më duket e ëmbël në këtë det.
Babukari,Osmani,Jajai dhe Roberti jane kater azilkerkues qe kane mberritur ne Itali pasi kane pershkuar gjysmen e Afrikes dhe Mesdheun.Qendrojne pezull midis shpreses qe kerkesa e tyre te pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen.Dikush pret seancen e pare perballe Komisionit Territorial,dikush tjeter pret gjykimin ne shkallen e pare ne gjykate dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmese dhe mund te vazhdoje per pak kohe te ece perpara pa shume ankthe.