Availability: In Stock

Konkuista e Amerikes

SKU: 9789928185075

Çmimi origjinal qe: 1,000L.Çmimi i tanishëm është: 900L.

Category:

Përshkrim

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik…

Njeriu ka nevojë të komunikojë sa me botën, aq edhe me njerëzit. Takimi i Montezumës me Cortès – in, i indianëve me spanjollët, pikësëpari është njerëzor. Dhe s’ka asgjë për t’u çuditur nëse specialistët e komunikimit njerëzor dalin fitimtarë.

Por kjo fitore, bij të së cilës ne të gjithë jemi, europianë dhe amerikanë, i jep njëkohësisht një goditje të fortë aftësive tona për t’u ndier në harmoni me botën, si dhe për t’i përkitur një rendi të paracaktuar. Ajo ka për rrjedhojë ndrydhjen e thellë të komunikimit të njeriut me botën dhe krijimin e iluzionit se çdo komunikim është komunikim ndërnjerëzor.

Heshtja e zotave peshon sa në kampin e europianëve, aq edhe në atë të indianëve. Duke fituar nga njëra anë, europiani humbte anën tjetër. Imponimi i sundimit të tij mbi të gjithë globin me anën e epërsisë, bëri që ai të shkallmonte brenda vetes aftësinë e integrimit të tij me botën.

Gjatë shekujve që do të pasojnë, europiani do të ëndërrojë për të egrin e mirë. Por i egri ka vdekur ose është asimiluar, dhe kjo ëndërr është e destinuar të mbetet shterpë. Fitorja ishte tashmë e mbarsur me disfatën.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

288

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

6/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Konkuista e Amerikes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *