Availability: In Stock

Mbi mjerimin e jetes studentore

SKU: 9789928373007

Çmimi origjinal qe: 500L.Çmimi i tanishëm është: 450L.

Category:

Përshkrim

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
Ai është një tekst klasik i situacionizmit, që shënon veprimtarinë politiko-intelektuale të pesë studentëve nga universiteti i Strasburgut, i cili i parapriu kryeveprës “Shoqëria e spektaklit”, të shkruar nga lideri i situacionizmit, Guy Debord. Pamfleti në fjalë është më tepër një ngjarje politike kolektive, sesa një krijim letrar individual i Mustapha Khayati-t. Ky pamflet është një skicim tepër sintetik i përmasave social-politike të situatës studentore dhe i raportit të saj me situatën e shoqërisë në tërësi, parë nga këndvështrimi i një kritike sociale ultramajtiste, me frymëzim kryesisht marksist.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

74

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

6/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbi mjerimin e jetes studentore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *