Përshkrim
alerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.
Arminin dhe Vulfin i zënë rob ushtarët romakë. Por në fatin e tyre nuk ka skllavëri, sepse Armini dhe Vulfi janë bijtë e mbretit Zigmer. Ata duhet të braktisin tokën amtare dhe babanë, që të shkojnë në Romë.
Vëllezërit do të arsimohen sipas traditave të Perandorisë, derisa të bëhen komandantë të ndihmësve gjermanikë të legjioneve të Augustit. Me kalimin e viteve ata do të bëhen qytetarë romakë, Arminius dhe Flavus, dy luftëtarë të vlerësuar e të privilegjuar të Romës, të aftë për të fituar besimin e Augustit. Por sa ndikon thirrja e gjakut në besnikërinë dhe tradhëtinë ndaj tokës që i ka adoptuar…?
Komente mbi librin
“Nga pena mjeshtërore e autorit të Aleksandrit, vjen historia e betejës që i tregoi botës se Roma nuk ishte e pamposhtur. Beteja që i ktheu dy vëllezërit në heronj të një vendi armik.”
Panorama
“”Teutoburgu” vjen me një stil të veçantë dhe magjepsës, me një narracion mjeshtëror. Një çelës i shkëlqyer i leximit që merr nismën nga dy vëllezërit. Është një libër i mrekullueshëm.”
Corriere della sera
“”Teutoburgu” është një roman intensiv dhe intrigues, i cili depërton thellë dhe në mënyrë të përkryer në realitetin romak. Manfredi ka shkruar një vepër të pavdekshme. E rrëfyer me elegancë dhe me detaje të shumta, kjo histori zbulon forcën e pushtetit, tradhëtinë në fatin e Perandorisë Romake, si dhe ndikimin e origjinës, në tradhëtinë ndaj vendit që i ka rritur.”
La Stampa
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.