Availability: In Stock

Eugjen Onjegini

SKU: 9789928389329

900L

Category:

Përshkrim

Subjekti i romanit në vargje «Eugjen Onjegini» shtjellon bëmat e një të riu të kohës së vet të ngopur nga jeta e kryeqytetit, që shkon në provincë, në fshat, për të administruar pronën, që i la trashëgim pas vdekjes xhaxhai i tij. Në afërsi me të jeton vajza Tatjana Llarina, e cila bie në dashuri me të. Në kundërshtim me normat e etikës së kohës, ajo i shkruan një letër dashurie Onjeginit, por ai nuk e pranon dashurinë e saj, e refuzon duke i bërë predikime morale.

Me gjithë se ai është mësuar me një jetë të shthurrur mondane, ai tregohet i kujdesshëm dhe i sinqertë, e shmang tundimin e çastit për të përfituar nga naiviteti i ndjenjave të saj të pastra. Onjegini, pas një grindjeje të kotë, vret në duel mikun e vet poet, Lenskin.

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

263

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/6

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Eugjen Onjegini”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *