Përshkrim
Sofia Beketi nuk e kishte parë as në ëndërr që të merrte pjesë në ballon me maska të ledi Brixhërtonit, lëre pastaj që të takonte “princin e kaltër” atje.
Ndonëse bija e një konti, Sofia prej kohësh jetonte si shërbyese në shtëpinë e njerkës së saj, ama kur e pa veten në krahët e bukuroshit Benedikt Brixhërton, u ndje si një aristokrate e vërtetë. Për fat të keq, ajo e dinte mirë që magjisë do t’i vinte fundi sapo ora të shënonte 12:00 e mesnatës.
Kush ishte ajo vajzë rrezëtitëse? Që prej asaj mbrëmjeje magjike, imazhi i një vashe me fustan të argjendtë do ta përndiqte Benediktin netëve të gjata pa gjumë. E kishte parë shpesh në ëndërr, por asnjëherë sikur një ditë do t’i duhej ta shpëtonte nga një situatë tejet e pavend. Ai ishte betuar ta gjente “princeshën” e tij dhe të martohej me të, t’i ofronte zemrën asaj, por a do të mundet ai të sakrifikojë titullin për një dashuri si në përralla?
A do ta pranojë ajo propozimin, para se akrepat të shënojnë orën 12:00?
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.