Availability: In Stock

Te pandarat

SKU: 9789928366658

900L

Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

Kategoria: , Tag:

Përshkrim

Të pandarat është një roman i shkurtër autobiografik që ndjek me emocion miqësinë pasionante midis Simone de Beauvoir-it (Silvia) dhe Zazës (Andre), që nga takimi i tyre në shkollë, në mes të Luftës së Parë Botërore, deri në vdekjen e Zazës më 1929.

Silvia, nga këndvështrimi i së cilës rrëfehet ngjarja, joshet menjëherë nga Zaza, vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të bëhen të pandashme, pavarësisht prej armiqësisë së familjes së Andresë, pjesë e një dinastie të madhe katolikësh militantë.

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.

Kështu, historia prekëse e një miqësie kthehet edhe në denoncim të një shoqërie fanatike dhe hipokrite, e paaftë të pranojë atë që del nga kufijtë e meskinitetit të saj mendjengushtë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

158

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te pandarat”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *