Informacion shtesë
Autori | |
---|---|
Gjuha | |
Nr i faqeve | 198 |
Shtëpia botuese | |
Shkrimtarët |
600L
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla ti kruajnë kokën e ti sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.
Autori | |
---|---|
Gjuha | |
Nr i faqeve | 198 |
Shtëpia botuese | |
Shkrimtarët |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.