Suita 405
1,400L
Nje makine luksoze pershkon autostraden qe lidh Romen me Milanon. Ne te ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i nje industrie metalurgjike te rendesishme qe e drejton me sukses, pavaresisht krizes ekonomike te vendit. Burri pret me padurim qe te kthehet ne shtepi per ta mbyllur sa me pare cdo lidhje me Armanden, gruan e tij te pashme, ngaqe porsa ka zbuluar marrezine e saj te fundit. Gjendja e zymte shpirterore fashitet nga kujtimi i shkurter me nje te panjohur – “shume e re, shume e bukur e me elegance” – qe me kot i shpetoi nga duart. Po ate mbremje, nje burre tjeter udheton pergjate se njejtes autostrade nga Jugu ne Veri, vetem, me automjetin e tij te pluhurosur: eshte Xhovani Rankati, sindikalist. Ka pershkuar kilometra te tera per te takuar punetoret qe i ka aq shume perzemer e me te cilet ndan shqetesimet dhe ua mbron te ardhmen. Ne Milano po e pret Bruna, partnerja e tij qe punon si parukiere e qe, pas shume vite sakrificash, arrin te hape nje sallon te vetin. Jetojne se bashku ne nje banese te vjeter, ne njerin nga pallatet e medhenj qe nxjerrin ne pah gezimet e hidherimet e secilit, nje realitet ne te cilin veshtire se dalin te ardhurat per ta shtyre muajin dhe realizimi i nje endrre mund te kerkoje kursimet e gjithe jetes. Lambertoja dhe Xhovani perfaqesojne dy bote te kunderta e te largeta, por rruget e tyre do te kryqezohen pak nga nevoja e pak fale rastesise. Nga takimi i tyre nis e formesohet nje gershetim magjepses fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndare nga kundershti dhe beteja shoqerore, por e bashkuar nga nje nevoje e thelle dhe e padiskutueshme per drejtesi dhe dashuri.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.