Përshkrim
Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko.
Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar “Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë.”