Përshkrim
Termi “histeri” zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë, neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime deri në ditët e sotme. Një vlerësim i drejtë dhe një kuptim më i mirë u zhvilluan vetëm në vijim të studimeve të Sharkosë dhe të shkollës së Salpetriesë që frymëzohej prej tij. Deri më atëherë histeria kishte qenë bête noire e mjekësisë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.