-


-


-


Dielli qe perendon
0700LDielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë.
-


-


-


Flush nje biografi
0700L…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve të së cilit Woolf pa jetën britanike të kohës së poeteshës Barret – Browning.
-


-


-


I varfer dhe i pastrehe ne Paris dhe ne Londer
0800LNjë kronikë plot humor të zi dhe e hidhur e jetës së rrugës dhe fateve të shtresave të ulëta të dy metropoleve të mëdha. Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Parisi i këtyre viteve ishte vendi ku pëlqente të jetonte Ernest Hemingway, Henry Miller, Gertrude Stein me bashkëjetuesen e vet Alice B. Toklas, Picasso, F. Scott Fitzgerald, Edith Wharton e shumë të tjerë. Shumë prej këtyre shkrimtarëve bënë libra të paharrueshëm për jetën e Parisit por është Eric Arthur Blair ai që me ka bërë kronikën më origjinale. Sipas tij, kjo “është një histori pak a shumë e parëndësishme që shpresoj se mund të jetë interesante, siç janë interesante ditarët e udhëtimeve”.Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut. I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Rrëfimi
0700LE shkruar në vitet 1880 – 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë. Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës. Rrëfimi ishte shkaku që solli shkishërimin e tij nga kisha ortodokse, por ai krijoi gjithashtu edhe një lëvizje të re, Kristianët Tolstojanë, të cilët ndoqën mësimet e tij në të gjithë botën, pavarësisht se vetë Tolstoi u tha atyre të ndjekin ndërgjegjen e vet dhe jo mendimet e tij. Rrëfimi i Tolstoit vjen në shqip për herë të parë.
-

