-


-


-


-


-


-


-


Falja e dënimit
0700L“Falja e dënimit” merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin. Modiano na shfaqet në skenë me emrin e tij të vërtetë, të shtrembëruar me këtë rast mallëngjyeshëm, duke qenë pa masë i afërt, familjar, “Patoche”, dhe duke përshkruar me larminë e saktësisë dhe dyshimeve të tij te kujtimi i një episodi të kësaj fëmijërie që e dimë tash e tutje të ketë qenë e tij, e zhvendosur nga një konvikt në një shtëpi miqsh, duke pritur që një nënë aktore dhe një baba me veprimtari po aq të dyshimta sa e shkuara dhe lëvizjet, të gjitha të lidhura në një mënyrë a tjetër me baltakun e Pushtimit, nuk dhanë shenjë apo nuk u vërtetuan për disa ditë, javë apo muaj para se për t’i besuar gjetiu dhe të tjerëve.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qeni i pranverës
0700LNë vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë. Pastaj, një ditë Zhanseni zhduket pa gjurmë. Kujtimi i këtij njeriu të çuditshëm, dhe takimet e tyre, nuk i shqiten as tridhjetë vjet më vonë, atij që Zhanseni e quante “skribo”, duke u përpjekur për ta rindërtuar farkën e tij të zhdukur… Mbase qe një rastësi ajo që gjeti në shpinën e fotografisë së parë, e cila do të ftillonte këtë kërkim të rrezikshëm kujtimesh, me shënimin “Ndalohet riprodhimi”? A thua pamjet apo fjalët, cilat janë më të afta për ta fiksuar të vërtetën? Asnjëra mbase… “Nga të gjitha shenjat grafike, – kishte thënë Zhanseni – pëlqej shumëpikëshin.”
-


-


-


-


-


-

