Availability: In Stock

Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore

Autor: Shkelqim Cela
SKU: 9789995684730

500L

Category:

Përshkrim

Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore Paskërka pllakosur paqja rreth e rrotullme ecje rastësore dhe pishtarë gramishteshqë netëve xixëllimtare nuk i ndez njeri,plumbat gjurmëlënës u bënë xixëllonja,pemët gjetherënëse seanca striptize,kallamishte rëre ndryjnë ca të fshehtapor fyej me to nuk do bëjë njeri.Dhe unë qenkam plakur, plakur posi misratme mustaqet tharë e verdhur nga duhani,helmeta u bë hënë dhe vezmet nën shkurrishtengjyrosur si për pashkë do t’i gjejnë fëmijët. Dremisin vija uji që n’ëndrra u dalinrrëmujat në të ri kur ishin transhe,ushtarët bërë ujëra proverbash që nuk flenë,mugull që s’e di si mugullon është paqjaplagët i kullon me rrëshira drurësh,dhe mua më vjen turp, veç vrimës drejtvizoretë thjeshtë nëpër kafkë s’kam dot tjetër plagësë mbari ta tregoj, se plagët e thjeshtapaqja s’i përfill, do plumbin e ngadaltë,plumbat e avashtë hapin plagë skenike,petale të mbushura me kadife prej gjakufestiv nëpër jastëqe gjoksesh luanor,por unë atyre gjithnjë u shpëtova,më jepnin sekondën e gjatë për t’u fshehur,veç atij të shpejtit, vetëtimë gjarpriqë aq shumë i donte mendimet e miasa medoemos në tru desh të futejdhe e bëri një ditë, si kirurgu mjeshtër,më la veç një sumbull qershie mbi tëmth,qershi për majëtortat e banketit të kufomaveqë në Eleusis vazhdon ka tre mijë vjet. Pas pak tetës Kapur pas rrjetës së natës, pasditjaPërpërlit argjend,Luspa trotuari më largojnë nga ti,Nga vetja jote’ fundit,Me një sy të ri i dalë tash vonëQë ndryshe më shikonNga të dy të vjetrit,Që më deshën e ngadalë u zhytënNë shkretinë e ballit. Shpërfillëse Njëzet shkaba po thinjen mbi rërë,Presin Prometetë e tyre, s’denjojnëCopë – copë t’ma bëjnë mëlçinë,(edhe zemrënë) Vranum e plagur Nuk jam i vranum, miku im, jam një re,Që hesht pas vetëtimësE vranimi m’ësht’ një mënyrë e të qenit, E kam një shpjegim, të bukur si lule funerali,Që i sqaron të gjithaDhe prehet në fund mbi rrëfimin si fleta mbi rrasën e gurit, Dhe dija do na plakë të dyve, miku im, si një shi i përbashkët,Do lagë gjymtyrët e saj, bisht sirene,Dija e tepërt të dyve do na plagë, o mik i largët…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

115

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description

Rafti #

13/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *