Përshkrim

Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX. Vepra përbëhet nga katër këngë të gjata, me mbi 500 strofa. Ka trajtën e një rrëfimi të lirë, me strofa spenseriane 9 vargëshe me varg pesëkëmbësh jambik. Kjo lloj strofe të lë mjaft hapësirë për përshkrime dhe i shkon përshtat asaj ç’ka Bajroni dëshiron të na përcjellë mes rreshtave. Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. Megjithatë ai është një hero aktiv, e jo personazh pasiv siç janë cilësuar më së shumti personazhet romantike. Personazhi i kushtohet një ideali të lartë e fisnik, një misioni historik. Gjithashtu, propagandon për lirinë, bën thirrje për humanizëm dhe paqe. Poeti këtu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat që trajton kjo vepër janë liria, forca e natyrës, marrëzia e dashurisë, vlerësimi i kulturës antike, realizmi në letërsi dhe arti.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Nr i faqeve

252

Short Description
Rafti #

2/6

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bajron”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *