Vetevrasjet
900L
Tre romanet kryesore të Antonio Di Benedettos, ‘Zama,’ ‘Heshtësi’ dhe ‘Vetëvrasësjet’, në bazë të unitetit stilistik dhe tematika që i bashkon, formojnë një lloj trilogjie dhe ta themi që tani, që të jetë e qartë njëherë e mirë, përbëjnë një nga momentet më kulminante të narrativës së gjuhës spanjolle të shekullit tonë. Në letërsinë argjentinase, Di Benedetto është një nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të përpunojë një stil të tijin, bazuar në saktësi dhe ekonomi dhe pavarsisht lakonizmit dhe varfërisë së tij të dukshme, formohet me shumë ngjyra, gjuha e folur apo refleksive,përshkruese apo lirike, dhe ka një efkasitet befasues. Nga romanet e tij, e çuditshmja është e syrgjynosur. Arti i tij delikat heq me siguri llumin retorik për t’u përqendruar tek gjërat thelbësore.Ngabraktisja kozmike tek ‘Zama’ tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedettos jeton i rrethuar nga zhaurrimat shkatërruese të botës.“Di Benedetto është nga ata romancierë të rrallë i cili nuk kërkon të ndërtojë të shkuarën për të mbërritur në një synim… ai e jeton të shkuarën dhe na shfaq ne përvoja dhe forma sjelljeje që përmbajnë gjithë çudinë e tyre”- Julio Cortázar
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.