Përshkrim
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s’na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.